Ndërlidhjet

logo-print

NATO: FSK arrin hapat e parë operacionalë


Pjesëtarë të FSK-së

Pjesëtarë të FSK-së

NATO-ja tha se Forca e Sigurisë së Kosovës e ka arritur aftësimin fillestar operacional shtatë muaj pas formimit. Në deklaratën e NATO-s thuhet se “qëllimi i ardhshëm për FSK-në do të jetë aftësimi i plotë operacional".




NATO-ja tha se Forca e Sigurisë së Kosovës e ka arritur aftësimin fillestar operacional shtatë muaj pas formimit.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, e ka informuar presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu për kapacitetin e FSK-së, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga presidenca në Prishtinë.

Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, e ka quajtur këtë një ditë me peshë të veçantë për Republikën e Kosovës, njofton kabineti i presidentit.

“Vendimi për vlerësimin se Forca e Sigurisë e Kosovës ka arritur Kapacitetet Fillestare Operacionale është një lajm i madh për Kosovën. Një e arritur e madhe, edhe me ndihmën e KFOR-it”, tha presidenti Sejdiu.

Ndërkaq në deklaratën e NATO-s thuhet se “qëllimi i ardhshëm për FSK-në do të jetë aftësimi i plotë operacional.

“KFOR-i do ta mbikqyrë dhe mbështesë këtë proces, i cili pritet të zgjatë dy deri pesë vjet”, thuhet në njoftim.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka 2.500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervë.
XS
SM
MD
LG