Ndërlidhjet

logo-print

Franca miraton ligjin për piraterinë në internet



Dhoma e Ulët e parlamentit francez e miratoi ligjin, me të cilin autoriteteve u lejohet që t’ua ndërpresin qasjen në internet personave që shkarkojnë filma dhe muzikë ilegalisht.

Miratimi i sotëm pasoi miratimin e ligjit që i bëri Senati në fillim të vitit.

Ligji do të hyjë në fuqi kur të miratohet nga një komitet i të dy dhomave të parlamentit.

Sipas ligjit të ri, njerëzit që i shpërfillin paralajmërimet mund të shkëputen nga rrjeti i internetit, të gjobiten apo të dënohen me burg.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se ligji i kërcënon liritë civile.
XS
SM
MD
LG