Ndërlidhjet

Bagdad: Mortaja gjatë vizitës së Xho Bajdenit



Policia e Irakut tha se militantët kanë shkrepur disa raketa në Zonën e Gjelbërt në Bagdad, gjatë vizitës së nënpresidentit amerikan Xho Bajden në kryeqytetin irakian.

Policia në zonën e fortifikuar, ku ndodhen selitë diplomatike dhe disa ndërtesa të qeverisë, tha se dy mortaja dyshohet të kenë rënë afër selisë së ambasadës amerikane, por nuk e kanë goditur.

Nuk ka raporte për viktima.

Në kohën e sulmit nuk dihej vendndodhja e saktë e nënpresidentit Bajden.

Ai mbërriti në Irak në një vizitë të paparalajmëruar.

Shtëpia e Bardhë tha se Bajden do të bisedojë me zyrtarët më të lartë irakianë dhe do t'i vizitojë trupat amerikane.
XS
SM
MD
LG