Ndërlidhjet

Burg të përjetshëm për ndihmësin e Al Kaidës



Ousama Abdullah Kasir, i njohur me nofkën "Abu Abdullah" u dënua sot në Nju Jork me burg të përjetshëm për shkak se ka i ofruar ndihmesë materiale Al Kaidës.

Në maj, 2009, pas gjykimit që zgjati katër javë, Kasir u shpall fajtor nën akuzat për pjesëmarrje në një përpjekje për të themeluar një kamp trainimi të xhihadit në Bllaj të shtetit federal Oregon, dhe për operacionet e tij në disa faqe interneti të terroristëve.

Kasir u shpall fajtor për 11 pikat e akuzës, përfshirë komplotimin për t'u ofruar mbështetje materiale terroristëve për mjetet shpërthyese dhe armët për shkatërrim në masë.
XS
SM
MD
LG