Ndërlidhjet

logo-print

SHBA publikon raportin e kundërzbulimit



Një vlerësim i kundërzbulimit amerikan që u bë publik sot thotë se programi bërthamor i Iranit, “sjellja e çoroditur” e Koresë së Veriut, si dhe terroristët, ndodhen në krye të listës së sigurisë me të cilën ballafaqohen Shtetet e Bashkuara.

Strategjia kombëtare e vitit 2009 i përcakton prioritetet për agjencitë amerikane të zbulimit për katër vitet e ardhshëm.

Raporti thotë se Irani paraqet disa kërcënime për sigurinë e SHBA-ve “për shkak të programit raketor dhe bërthamor, mbështetjen e terrorizmit, dhe furnizimin me armë të kundërshtarëve të SHBA-ve.

Lidhur me Korenë e Veriut, raporti thotë se Pheniani “vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Azinë Lindore për shkak të zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve bërthamore dhe balistike, transferin e këtyre kapaciteteve te palët e treta, sjelljen e çoroditur” dhe kapacitetet ushtarake.

Në raport gjithashtu thuhet se “Rusia mund të vazhdojë të kërkojë rrugë për të shfaqur fuqinë dhe influencën e saj, në mënyra që i ndërlikojnë interesat e SHBA-ve”.

Sa i përket terrorizmit, raporti thotë se grupet e dhunshme ekstremiste planifikojnmë ta përdorin terrorizmin, përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, që t’i sulmojnë Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG