Ndërlidhjet

Klinton: Të adresohet programi i Iranit



Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton tha se bisedimet e ardhshme me Iranin duhet ta adresojnë çështjen bërthamore, megjithë insistimin e Teheranit se nuk do të bëjë tregti me të drejtën për programin bërthamor.

“Mendoj se është e rëndësishme të nënvizohet se ne ua kemi bërë të qartë iranianëve se çdo bisedim, ku do të marrim pjesë, duhet ta adresojë çështjen bërthamore. Ajo nuk mund të injorohet”, tha Klinton.

Irani është dakorduar që në 1 tetor të takohet me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë tjera botërore që janë të shqetësuara për programin bërthamor të Teheranit.

Takimi është një hap drejt zotimit të presidentit Barak Obama për të përmirësuar raportet me Teheranin përmes më shumë kontakteve direkte.
XS
SM
MD
LG