Ndërlidhjet

SHBA: Qortohet ligjvënësi që ofendoi Obamën



Dhoma Përfaqësuese në Shtetet e Bashkuara e ka qortuar një ligjvënës, i cili bërtiti “Ti gënjen” gjatë fjalimit të presidentit Barak Obama.

Republikani Xho Uilson shpërtheu javën e kaluar kur presidenti Obama po i mbronte planet për reformat në shëndetësi. Votimi u bë mbi baza partiake, Demokratët e mbështetën ndërsa Republikanët votuan kundër.

Ndërkohë, ish presidenti Xhimi Karter ka thënë se shpërthimi i Uilsonit ka qenë një akt “i bazuar në racizëm” me rrënjët në frikat nga presidenti me ngjyrë.
XS
SM
MD
LG