Ndërlidhjet

Rasmusen: NATO duhet të angazhohet me Rusinë



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Ander Fog Rasmusen ka bërë thirrje për “dialog të hapur e të paparë me Rusinë”, për të reduktuar tensionet në Evropë dhe për t’u përballur me kërcënimet e përbashkëta.

Rasmussen i tha gazetës “Financial Times” se do t’u kërkojë zyrtarëve të lartë që t’i dëgjojnë pikëpamjet e Kremlinit për atë se si duhet të jetë strategjia afatgjate e zhvillimit të NATO-s.

Ai tha se është i gatshëm ta diskutojë propozimin e presidentit rus Dimitri Medvedev për një arkitekturë të re të sigurisë në Evropë.

Rasmusen ka pranuar se ka dallime ndërmjet NATO-s dhe Rusisë.
XS
SM
MD
LG