Ndërlidhjet

Klinton e shqetësuar që Venezuela blen armë



Sekretarja e Shtetit, Hillary Klinton ka shprehur shqetësime për blerjen e armëve të shumta nga Venezuela dhe për një garë të mundshme armatimi në Amerikën Jugore.

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka njoftuar se Rusia do t’i japë vendit të tij 2.2 miliardë dollarë hua për të blerë 92 tanke dhe raketa të sofistikuara kundër ajrore.

Çavez, i cili është kritik i ashpër i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, gjithashtu ka thënë se Venezuela do ta rritë bashkëpunimin energjetik me Iranin.
XS
SM
MD
LG