Ndërlidhjet

Iran: Liderët opozitarë do jenë në tubimin masovik



Tre figurat udhëheqëse të opozitës në Iran thanë se do t’i bashkangjiten protestës pro-palestineze të premten, përkundër paralajmërimeve që tubimi të mos shndërrohet në protestë kundër presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Ish presidenti reformator Muhamed Hatami, ish kryeministri Mir Hosein Musavi, i cili humbi në zgjedhjet e kontestuara presidenciale, dhe kandidati tjetër i mundur, Mehdi Karubi, kanë thënë se të gjithë do të marrin pjesë në marshin e përvitshëm të Ditës për Palestinën.

Ky do të jetë i pari tubim më i madh në rrugët e Teheranit që nga 9 korriku, kur mijëra demonstrues përkujtuan përvjetorin e trazirave të përgjakshme të studentëve të vitit 1999.

Lideri Suprem, Ajatolah Ali Hamnei ka tërhequr vërejtjen që tubimi i së premtes të mos shfrytëzohet për asgjë tjetër përveç solidarizimit me palestinezët.
XS
SM
MD
LG