Ndërlidhjet

Afganistan: Sot shpallen rezultatet preliminare



Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve në Afganistan tha se rezultatet e plota preliminare nga zgjedhjet presidenciale do të shpallen sot pasdite.

Presidenti Hamid Karzai prin me rreth 54 % të votave para rivalit kryesor Abdullah Abdullah, i cili ka fituar pak më shumë se 28 %, por ka pasur pretendime për mashtrime në ditën e zgjedhjeve.

Zëvendës shefja e misionit vëzhgues të OSBE-së, Dimitra Joanu, tha se rreth 1.5 milionë vota të hedhura në 20 gusht mund të jenë fallso. Ajo tha se dyshime ka edhe për 1.1 milionë votat që janë hedhur për Karzain, si dhe për 300 mijë votat e hedhura për rivalin e tij Abdullah.
XS
SM
MD
LG