Ndërlidhjet

logo-print

BE: 1/4 e votave afgane mund të jenë manipuluar


Monitoruesit e zgjedhjeve të Bashkimit Evropian thanë sot se një e katërta e fletëvotimeve mund të jetë manipuluar në zgjedhjet afgane.

Zëvendës shefja e Misionit Vëzhgues të BE-së për Zgjedhjet në Afganistan, Dimitra Ioannou tha se rreth 1.5 milionë vota të hedhura më 20 gusht mund të jenë manipuluar.

Ajo tha se votat e dyshimta përfshijnë 1.1 milionë të dhëna për Karzain dhe 300 mijë për rivalin e tij Abdullah Abdullah.

Më 20 gusht janë hedhur në tërësi 5.5 milionë vota.
XS
SM
MD
LG