Ndërlidhjet

Arrestohen 4 boshnjakë për krime lufte


Policia ka arrestuar katër ish pjesëtarë të Armatës Boshnjake nën dyshimin se kanë vrarë 19 civilë dhe tre ushtarë gjatë një sulmi në një fshat kroat të Bosnjes gjatë luftës së viteve 1992-95.

Zyra e Prokurorit shtetëror në Sarajevë tha se Nexhad Hoxhiq, Mensur Memiq, Xhevad Salcin dhe Senad Hakaloviq janë arrestuar në 4 qytete të ndryshme në Bosnje.

Ata dyshohet se kanë qenë pjesë e një njësie myslimane të Armatës Boshnjake, që kishin sulmuar fshatin Trusina, 50 km në jug të Sarajevës, në prillin e vitit 1993.

19 civilë dhe tre ushtarë kroatë të Bosnjes, të cilin ishin dorëzuar, ishin vrarë.

Policia në kërkim të të dhënave mbi rastin, bastisi zyrat e 17 personave në vend.
XS
SM
MD
LG