Ndërlidhjet

logo-print

Bosnje: Protestë kundër lirimit të Plavshiqit


Rreth 200 myslimanë të Bosnjes, të afërm të viktimave të luftës, protestuan sot kundër vendimit të Tribunalit të Hagës për lirimin e parakohshëm të ish presidentes Biljana Plavshiq.

Tribunali i Hagës vendosi, që të lirojë Plavshiqin, ish presidenten e serbëve të Bosnjes, pasi që vuajti dy të tretat e dënimit 11 vjeçar për përndjekjen e myslimanëve gjatë luftës.

“Ata nuk mendojnë për gjakun e fëmijëve tanë, të cilët ende po i kërkojmë nëpër varre”, ka thënë Kada Hotiq, një nga nënat që kërkon të birin e humbur në masakrën e Srebrenicës, ku u vranë 8 mijë myslimanë.

Plavshiq, që ishte e afërt me ish liderin e Bosnjes, Radovan Karaxhiq, u shpall fajtore për përndjekjen mbi baza politike, racore dhe religjioze.
XS
SM
MD
LG