Ndërlidhjet

Gjilan: Sulm mbi veturat e EULEX-it


Sulmues të panjohur kanë hedhur lëndë djegëse mbi dy vetura të misionit të BE-së në Kosovë, disa ditë pasi që misoni nënshkruajti protokollin për bashkëpunim në fushën e sigurisë me Serbinë.

Sulmi në rajonin e Gjilanit ka lënë një veturë të EULEX-it të djegur dhe tjetrën të dëmtuar, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Nuk ka pasur të lënduar.

EULEX e ka dënuar sulmin duke e përshkruar si të izoluar.
XS
SM
MD
LG