Ndërlidhjet

logo-print

Obama mbi trupat shtesë në Afganistan


Presidenti Barak Obama tha sot se nuk do të ketë vendim të shpejtë mbi dërgimin ose jo të trupave shtesë në Afganistan.

Komentet e Obamas vijnë një ditë pasi që admirali Majk Mullen, shefi i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Amerikane, mbështeti shtimin e forcave amerikane si të domosdoshme për të luftuar kryengritësit.

Komandanti i SHBA-së dhe i NATO-s në Afganistan, Stenli MekKristël, po ashtu ka dërguar një vlerësim të zymtë mbi luftën dhe pritet, që shpejt të kërkojë mijëra trupa shtesë.

Obama tashmë ka urdhëruar 21 mijë trupa shtesë për Afganistanin, duke rritur praninë amerikane në fund të vitit në 68 mijë.
XS
SM
MD
LG