Ndërlidhjet

Kërkohet shtyrje për gjykimet në Guantanamo


Administrata e Obamës tha se kërkon një shtyrje dymujore për proceset ushtarake mbi të dyshuarit për terrorizëm në Guantanamo, meqë po shqyrton mundësinë e trajtimit të rasteve të tyre në gjykatat e SHBA-së.

Gjykimet janë ngrirë, që kur Barak Obama njoftoi pasi u inaugurua si president, se synonte mbylljen e burgut në janar të 2010-ës.

Kongresi po shqyrton rregulla të reja për procedurat gjyqësore.

Administrata e Obamës kishte afatin e fundit të enjten për të vendosur nëse do kërkonte ose jo shtyrje tjetër.

Qendra e paraburgimit Guantanamo, në bazën e marinës amerikane në Kubë, aktualisht ka më shumë se 220 të burgosur.
XS
SM
MD
LG