Ndërlidhjet

Tiranë: Miratohet qeveria e re


Qeveria “Berisha 2” ka marrë votëbesimin e Kuvendit.

74 deputetë votuan pro dhe vetëm një kundër, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, si e vetmja forcë opozitare në kuvend.

Siç ishte parashikuar, deputetët e grupit kuvendor socialist nuk morën pjesë në seancë, ku krahas përbërjes së kabinetit u votua dhe programi i ri qeverisës.

Partia Socialiste ka vendosur si kusht kryesor për rikthim në kuvend, hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Prezantimin e programit qeverisës kryeministri Sali Berisha e shoqëroi dhe me thirrjen drejtuar opozitës për të hequr dorë nga bojkoti. Berisha garantoi gjithashtu për bashkëpunim për të gjitha reformat e rëndësishme që i nevojiten vendit.

Të enjten kabineti i ri i pagëzuar si “qeveria e integrimit” do të betohet te presidenti i Republikes Bamir Topi.
XS
SM
MD
LG