Ndërlidhjet

Përplasje BE-Karzai për zgjedhjet


Bashkimi Evropian tha se beson që 1.5 milionë vota të zgjedhjeve presidenciale të Afganistanit mund të jenë falsifikuar.

Filip Morilon, kreu i misionit vëzhgues të BE-së, i tha Radios Evropa e Lirë, se cdo deklarim i fitores do të ishte i “parakohshëm”.

Ekipi i Karzait e quajti deklaratën e misionit të BE-së si të “papërgjegjshme”.

Edhe, Ali Naxhafi, anëtar i Komisionti afgan zgjedhor kritikoi misionin evropian se doli me vlerësime, para përfundimit të procesit të ankesave.

Vlerësimi i BE-së erdhi pasi që zyrtarët afganë shpallën rezultatet preliminare, që treguan se presidenti Hamid Karzai fiton zgjedhjet që në raundin e parë.

Rezultatet nuk janë finale deri sa nuk miratohen nga një komison tjetër mbikëqyrës i zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG