Ndërlidhjet

Rifillojnë bisedimet Rusi-Gjeorgji


Gjeorgjia dhe Rusia pritet të rifillojnë sot bisedimet mbi sigurinë në Gjenevë në përpjekje për të evituar konfliktin e mëtejm në rajonin e paqëndrueshëm të Kaukazit.

Të dy shtetet luftuan shkurt në gushtin e vitit të kaluar, në atë që ishte përpjekje e Gjeorgjisë për të shtrirë me forcë kontrollin ne republikën e shkëputur të Osetisë Jugore.

Forcat gjeorgjiane qenë tërhequr, ndërsa Rusia njohu Osetinë Jugore dhe Abkhazinë si shtete të pavarura.

Takimi i sotëm vjen dy ditë pasi që rusët nënshkruan marrëveshje me dy republikat për praninë e bazave ushtarake në territoret e tyre për 49 vitet e ardhshme.
XS
SM
MD
LG