Ndërlidhjet

logo-print

Obama, Fisher bisedojnë për mbrojtjen raketore


Qeveria çeke tha se presidenti amerikan Barak Obama e ka thirrur gjatë natës kryeminsitrin Jan Fisher për të diskutuar mbi planet amerikane për sistemin e mbrojtjes raketore në Çeki dhe Poloni.

Një zëdhënës i qeverisë çeke(Roman Prorok) refuzoi të ofrojë detaje.

Por, ai tha se një delegacion amerikan do të vizitojë Varshavën dhe Pragën për t’i njoftuar zyrtarët me planet.

Uoll Strit Xhournal raportoi më herët se Shtëpia e Bardhë do të pezullojë planet e administratës Bush për të ndërtuar sistemin mbrojtës raketor në Poloni dhe Republikën Çeke.
XS
SM
MD
LG