Ndërlidhjet

Kabul: 6 të vrarë nga shpërthimi


Një shpërthim i fuqishëm ka vrarë të paktën 6 persona në kryeqytetin afgan, Kabul.

Dëshmitarët thonë se shpërthimi ka goditur makinat italiane të misionit të NATO-s (ISAF).

Ministria italiane e Mbrojtjes në Romë tha se në mesin e viktimave mund të jenë trupat italiane, por nuk saktësoi se sa ushtarë mund të jenë vrarë.

Të paktën dy nga të vdekurit raportohet të jenë civilë afganë.

Policia tha se shpërthimi u shkaktua nga një vetëvrasës përmes një veture bombë.

Sulmi ndodhi në rrugën që çon në aeroportin kryesor të Kabulit.
XS
SM
MD
LG