Ndërlidhjet

Irani me tubim masiv mbështet palestinezët


Mijëra iranianë kanë nisur një marsh në Teheran, në fillim të tubimit masiv vjetor për mbështetje palestinezëve.

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar opozitën, që të mos përdorë tubimin e njohur si Quds Day, për të protestuar kundër presidentit Mahmud Ahmedinexhad.

Vetë Ahemdinexhadi do t’i drejtohet masës.

Dy nga rivalët e tij të mundur në zgjedhjet e kontestuara të qershorit, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, kanë thënë se do marrin pjesë në tubim, sikurse edhe ish presidenti reformator, Mohamed Khatami.

Agjencia France Press, citon dëshmitarët të kenë thënë se qindra demonstrues, të veshur në të gjelbër- ngjyra që Musavi kishte zgjedhur për fushatën e tij- kanë borohoritur sllogane në mbështetje të Musavit.
XS
SM
MD
LG