Ndërlidhjet

Phenian: Kim i hapur për bisedime


Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-il, raportohet t’i ketë thënë të dërguarit kinez se është i hapur për bisedime bilaterale dhe multilaterale mbi programin kundërthënës bërthamor të vendit të tij.

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Ksinhua tha se këto komente Kim i ka bërë në takimin në Phenian me Dai Bingon.

Koreja Veriore ka ndërprerë bisedimet gjashtë-palëshe për çarmatim bërthamor, në muajin prill, pasi që OKB sanksionoi testim e raketave të saj me rreze të gjatë veprimi.

Uashingtoni tha javën e kaluar se po përgatitej të fliste direkt me Phenianin, me qëllim që ta kthejë në tryezën e bisedimeve.
XS
SM
MD
LG