Ndërlidhjet

Putin: Vendimi i SHBA-së pozitiv



Kanë vazhduar reagimet pas shpalljes së planit të të mburojës raketore amerikane nga ana e presidentit Barak Obama, përkatësisht heqjes dorë nga bazat në Poloni e Çeki.

Kryeministri rus Vladimir Putin e ka mirëpritur si “pozitiv” vendimin amerikan që të pezullojë planin e mburojës raketore në Poloni dhe Çeki, por i bëri thirrje Uashingtonit që të bëjë edhe gjeste tjera për t’i përmirësuar lidhjet. Ai tha se vendimi i presidentit Obama ishte “i drejtë dhe i guximshëm”.

Ndërkohë, kryeministri polak Donald Tusk, ka hedhur poshtë pohimet, se tërheqja amerikane është disfatë për Poloninë.

"Nuk do ta përshkruaja si disfatë për Poloninë. Më duhet të them se të jesh në këtë pjesë të botës, gjithnjë duhet të punosh për sigurinë. Asnjëherë nuk do të vijë dita, kur dikush mund të thotë se është 100 për qind i isgurt, por fatmirësisht, askush nuk mund të thotë se jemi në situatë më të keqe sesa dje’, ka thënë Tusk.

Kurse, kryeministri çek Jan Fisher ka thënë se raportet Çeki-SHBA do mbesin të njëjta:

“Nuk ka arsye për ndryshime në raportet tona me SHBA-në, të cilat janë në një nivel të përsosur, ndërsa bashkëpunimi mbi baza bilaterale në kuadër të NATO-s vazhdon, dhe ne jemi aleatë dhe partnerë të fortë”, ka thënë Fisher.

Vendimi është mbështetur edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri britanik Gordon Braun.
XS
SM
MD
LG