Ndërlidhjet

logo-print

NATO do bashkëpunimin rus



Sekretari i përgjithshëm i NATO-s i kërkoi Rusisë, që të punojë me të, mbi mburojën raketore dhe propozoi, që të shqyrtohen rrugët, që eventualisht mund të ndërlidhnin sistemet anti raketore të SHBA-së, NATO- dhe Rusisë.

Anders Fog Rasmusen tha po ashtu se Rusia dhe aleanca duhet të rishikojnë së bashku sifdat e sigurisë me të cilat përballen.

“Besoj se NATO dhe Rusia duhet, që menjëherë të shqyrtojnë përforcimin e bashkëpunimit praktik në të gjitha fushat për të cilat jemi dakorduar se përballemi me rrezikun e njëjtë- dhe fusha të tilla ka shumë”, ka thënë Rasmusen.
XS
SM
MD
LG