Ndërlidhjet

Armata turke do mandat të ri për kurdët në Irak



Armata e Turqisë ka kërkuar zgjatjen e mandatit për të kryer operacione ushtarake kundër kryengritësve kurdë në Irak.

Mandati i parë, të cilin parlamenti e miratoi në vitin 2007, i autorizon kalimet ndërkufitare kundër bazave të guerilës së Partisë Punëtore të Kurdistanit në të Irakun verior, të cilat janë shfrytëzuar për të kryer sulme në Turqinë jugore.

Aksionet ushtarake të Turqisë në Irakun verior i kanë shtrënguar marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Bagdadit, megjithëse marrëdhëniet janë përmirësuar së fundmi.
XS
SM
MD
LG