Ndërlidhjet

Diplomacia e emisarit Miçell ende pa rezultate



Diplomacia e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme Xhorxh Miçell deri tani ka dështuar të prodhojë rezultate, ndërsa udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë ende kanë mosmarrëveshje rreth kushteve për rifillimin e bisedimeve direkte.

Sot Miçell pati takime të ndara me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu dhe liderin palestinez Mahmud Abas, por nuk ka shenja për arritjen e një marrëveshje për pezullimin e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Palestinezët këmbëngulin për pezullimin e të gjitha ndërtimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem para rifillimit të bisedimeve që u ndërprenë në dhjetor, por Izraeli këtë e ka refuzuar deri sot.

Presidenti amerikan Barak Obama shpreson t’i ulë bashkë këtë muaj Netanjahun dhe Abasin anash Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG