Ndërlidhjet

Ahmadinexhad ripërsërit se Holokausti ishte 'mit'



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad e ka përshkruar Holokaustin e hebrejve të Evropës si “mit” dhe pretekst fals për krijimin e Izraelit.

“Preteksti për krijimin e regjimit cionist është një gënjeshtër vërtetë e kalbur, gënjeshtër e bazuar mbi pohimet e papranueshme dhe fantastike. Okupimi i tokës palestineze nuk ka lidhje me çështjen e Holokaustit”, tha Ahmadinexhad.

Duke folur para besimtarëve në Teheran në fund të manifestimit të përvitshëm në shenjë solidariteti me palestinezët, ai i kritikoi dhe ato që i quajti standarde të dyfishta të Perëndimit për Izraelin, duke thënë se “regjimi Zionist” është i lirë të kryejo çfarëdo akti kriminal, kurse Irani cenzurohet për veprimin më të vogël.

Katër vjet më parë Ahmadinexhad shkaktoi reagime të ashpra kur tha se Izraeli është i destinuar të “fshihet nga harta”.
XS
SM
MD
LG