Ndërlidhjet

Pakistan: 25 të vdekur nga sulmi vetëvrasës



Të paktën 25 njerëz e kanë humbur jetën nga sulmi me automjet bombë në tregun në Ustarzai, vend i banuar kryesisht me popullsi shiite në veriperëndim të Pakistanit.

“Ka shumë të plagosur”, ka thënë Ali Hasan, zyrtar i policisë së qytetit të vogël malor, i cili i lidh qytetet Kohat dhe Hangu, qytetin tjetër shiit, i cili gjithashtu ka qenë arenë e dhunës.

“Autori i sulmit vetëvrasës ishte i ulur në makinë”, tha zëdhënësi i policisë së qytetit Kohat, Fazal Naem.
XS
SM
MD
LG