Ndërlidhjet

logo-print

Policët kroatë kthehen nga Afganistani



Katër pjesëtarë të policisë ushtarake kroate, të cilët ndodhen në mision në Afganistan, janë dërguar në shtëpi sepse kanë refuzuar të punojnë me pajisjet jo të duhura, njoftuan mediat kroate.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Kroacisë, Josip Luçiç, ka urdhëruar në fillim të shtatorit që katër policët të kthehen në shtëpi pasi kishin refuzuar detyrën, sepse kishin thënë se nuk kanë armatim dhe pajisje tjera të duhura.

Rreth 290 ushtarë kroatë ndodhen në Afganistan në kuadër të forcave ndërkombëtare (ISAF).
XS
SM
MD
LG