Ndërlidhjet

logo-print

KB: Izraeli t'i lejojë inspektimet bërthamore



Asambleja e Kombeve të Bashkuara për çështje bërthamore e miratoi sot një rezolutë, e cila i kërkon Izraelit që t’i bindet Traktatit të Mosproliferimit dhe të gjitha qendrat bërthamore t’ua nënshtrojë inspektimeve.

Rezoluta me 49 vota pro dhe 45 kundër u miratua në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë.

Rezoluta, e cila për të parën herë u miratua në dy dekada, shpreh shqetësime mbi “aftësitë bërthamore të Izraelit”, dhe i bën thirrje shefit të agjencisë (IAEA), Mohamed ElBaradei që të punojë në këtë drejtim.

Izraeli është vendi i tretë pas Indisë dhe Pakistanit, të cilët janë jashtë marrëveshjes së mosproliferimit.

Besohet se Izraeli ka arsenalin e vetëm bërthamor në Lindjen e Mesme, megjithëse asnjëherë nuk e ka konfirmuar apo mohuar.
XS
SM
MD
LG