Ndërlidhjet

I kontaktojnë familjet të burgosurit e Guantanamo



Të burgosurve në Guantanamo u është mundësuar që të flasin me familjet e tyre përmes video lidhjes, në kuadër të një programi të ri të organizuar nga Kryqi i Kuq dhe ushtria e Shteteve të Bashkuara.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se nisma u ndërmorr të enjten me më shumë se 60 të paraburgosur që ndodhen në qenrën e të dyshuarve për terrorizëm.

Çdo i burgosur mund të flasë deri në një orë me familjarët e afërt kur ata i vizitojnë zyrat lokale të KNKQ-së.

Bisedat janë të kufizuara vetëm me familjarët dhe të njohurit, ndërsa mbikqyren nga autoritetet e Guantanamos.

Një skemë e ngjashme funksionon prej vitit të kaluar për të burgosurit në bazën amerikane në Bagram të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG