Ndërlidhjet

Maqedonia në recesion



Bruto prodhimi shoqëror në tremujorin e dytë të vitit në Maqedoni ka shënuar tkurrje prej 1.4%, ka njoftuar enti Shtetëror i Statistikave.

Ky është tremujori i dytë radhazi që karakterizohet me rënie ekonomike. Në tremujorin e parë tkurrja ekonomike ishte 0.9 %.

Sipas parametrave ekonomikë, një shtet konsiderohet se ka hyrë në recesion kur të shënohen rënie të njëpasnjëshme ekonomike në dy tremujorë.
XS
SM
MD
LG