Ndërlidhjet

Ish krerët e CIA-s: Ndal hetimeve ndaj CIA-s!


Shtatë ish krerë të CIA-s i kërkuan presidentit Barak Obama që t’i jape fund hetimeve mbi dyshimet për abuzimin e të burgosurve, të mbajtur nga agjencia, duke argumentuar se se kjo do të dëmtonte operacionet e inteligjencës.

Prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Erik Holder muajin e kaluar emëroi një prokuror që të ekzaminojë nëse do të duhej që të ngriteshin akuza penale kundër hetuesve të CIA-s apo kontraktuesve të tyre, për shkuarjen përtej metodave të pranuara të hetimit.

Ish drejtorët e CIA-s kanë thënë se administrata e Bushit tashmë kishte kryer hetimet dhe ka refuzuar të ndjekë dikënd, përvec një kontraktuesi.
XS
SM
MD
LG