Ndërlidhjet

Tajlandë: Protestë anti-qeveritare


Mijëra qytetarë protestuan në Bangkok në mesin e masave të shtuara të sigurisë, për të shënuar përvjetorin e tretë të puçit ushtarak kundër kryeministrit Taksin Shinavatra.

Lëvizja qytetare “Bluzat e Kuqe” tha se dëshiron, që kryeministri aktual Abhisit Vexhaxhiva të japë dorëheqje dhe të mbahen zgjedhjet, duke ngritur shqetësimin për përsëritje të trazirave masive anti qeveritare të prillit, që lanë të vdekur dy persona.

Puçi i 18 shtatorit i vitit 2006 pllakosi mbretërinë me tri vjet të tronditjeve politike, për të cilat nuk ka shenjë se do ndalen.
XS
SM
MD
LG