Ndërlidhjet

Parisi pret nga Serbia të zë sulmuesit e tifozit


Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka deklaruar, se pret nga qeveria e Serbisë që sa më shpejt të sqarojë sulmin ndaj shtetasit francez, i cili është lënduar rëndë në Beograd, dhe që përgjegjësit për këtë dhunë të dalin para drejtësisë.

Zëdhënësi i Ministrisë Bernar Valero, ka thënë se të enjten mbrëma në Beograd, para fillimit të ndeshjes Partizan-Tuluz, janë lënduar tre francezë, dy nga ta lehtë, ndërsa gjendja e të lënduarit të tretë 28 vjecar, sipas Valeros është shumë brengosëse.

Mjekët serbë kanë thënë se i lënduari nga huliganët serbë, është ende në rrezik për jetë.

“Presim që qveria serbe të sqarojë shpejt këtë sulm, të arrestojë përgjegjësit, por edhe të ndërmarrë masa kundër këtij grupi huliganësh, që njihen për veprimet e tyre të dhunshme”, ka thënë Valero.
XS
SM
MD
LG