Ndërlidhjet

Kabul: Vritet një ushtar danez


Armata daneze tha se një ushtar është vrarë dhe një tjetër është lënduar, pasi u gjuajtën me armë zjarri, ndërsa po kryenin patrullime në Afganistanin jugor.

Armata daneze tha se ushtarët po patrullonin në këmbë në provincën e Helmandit.

Danimarka deri më tash ka humbur 25 ushtarë në Afganistan, që kur iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA në vitin 2002.

Shteti nordik ka rreth 700 trupa që shërbejnë në kuadër të forcave të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG