Ndërlidhjet

BDI: Enciklopedia e Maqedonisë – shoviniste



Enciklopedia e re e Maqedonisë është me përmbajtje tendencioze, që nuk e reflekton realitetin e të gjithë popujve, që jetojnë në Maqedoni, e veçanërisht të popullit shqiptar, tha Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik Për Integrim.

Sipas tij, ky publikim është i papranueshëm, i pavërtetë, tendencioz dhe shovinist, në raport me shqiptarët në Maqedoni.

Zoti Ademi, mëtutje i tha Radios Evropa e Lirë, se BDI-ja kërkon që kjo Enciklopedi të tërhiqet dhe ka paralajmëruar proces gjyqësor kundër autorëve të kësaj Enciklopedie.
XS
SM
MD
LG