Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Ka përparim në sistemin global financiar


Presidenti amerikan Barak Obama tha se fuqitë kryesore ekonomike kanë bërë përparim në stabilizimin e sistemit global financiar.

Por, në fjalimin e tij të rregullt javor në radio, ai tha se duhet shumë punë për të krijuar vende të reja pune dhe për të pasur rritje ekonomike.

Ai, po ashtu ka thënë se në samitin e ardhshëm të G20-ës, që mbahet në qytetin amerikan të Pitsburgut, do të diskutohet ndërmarrja e disa hapave që kërkohen për të ruajtur sistemin global financiar dhe që mbyllin vrimat e rregulloreve në botë.

Ai tha se "këto vrima, që duhen mbyllur, kishin lejuar ndërmarrjen e rreziqeve dhe hapave të papërgjegjshëm, që çuan në krizë".

Samiti i 20 vendeve më të industrializuara në botë do të mbahet më 24 dhe 25 shtator.
XS
SM
MD
LG