Ndërlidhjet

Madrid: Arritën ushtarët e fundit nga Kosova



Një grup prej 88 ushtarëve spanjollë arriti sot në aeroportin ushtarak në Madrid. Ky ishte grupi i fundit i trupave spanjolle, që u kthyen nga Kosova, ku shërbenin në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR, të udhëhequr nga NATO-ja.

Kështu, Spanja u bë vendi i parë, që në tërësi i tërhoqi ushtarët e saj nga Kosova.

Agjencia DPA nga Madridi raporton se vendimi i Spanjës për tërheqje nga Kosova ishte kritikuar nga disa aleatë të NATO-s.

Misioni ushtarak spanjoll, që shërbeu në kuadër të KFOR-it në Kosovë, ishte i përbërë nga 630 vetë.
XS
SM
MD
LG