Ndërlidhjet

logo-print

Dagestan: Policia vrau tre militantë



Tre miliantë janë vrarë nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit në Republikën jugore ruse, Dagestan.

Zyrtarët lokalë të sigurisë i thanë agjencisë Interfaks se përleshja e sotme kishte ndodhur në rajonin Kizliar.

Sipas tyre, gjatë shkëmbimit të zjarrit, është vrarë edhe lideri kryesor i militantëve, megjithqë kjo nuk është konfirmuar.

Gjatë javëve të fundit janë shtuar shqetësimet për rritjen e numrit të sulmeve të militantëve në rajonin e Kaukazit rus, ku militantët islamikë po luftojnë kundër autoriteteve lokale pro-ruse dhe forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG