Ndërlidhjet

logo-print

Abas: Rruga e paqes është e bllokuar



Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, tha sot se përpjekjet e fundit për rifillimin e bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme kanë dështuar.

Ai këto komente i bëri pas takimit me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak, në Kajro.

Zoti Abas u tha gazetarëve se “besoj se rruga tash është e bllokuar. Nuk është arritur kompromis”.

Kjo deklaratë e tij u bë, pasi i dërguari i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Miçel, pas qëndrimit gjashtë ditësh, dje u largua nga rajoni pa dhënë deklaratë pas takimeve me zotin Abas, kryeministrin izraelit, Netanjahu dhe me liderët e Jordanisë, të Libanit dhe Egjiptit.
XS
SM
MD
LG