Ndërlidhjet

Pakistan: Hetime ndaj militantit të akuzuar nga India



Paksitani njoftoi se po zhvillohen hetime ndaj një lideri militant islamik, të cilin India e ka akuzuar për organizimin e sulmit në Mumbai, vitin e kaluar.

Megjithatë, ministri i brendshëm pakistanez, Rehman Malik, u tha reporterëve se ai do të arrestohet vetëm pasi të paraqiten dëshmi konkrete kundër tij.

India kërkon që Pakistani ta dënoj Hafiz Mohamed Saidin, themeluesin e grupit militant islamik, Lashkar-e-Taiba, para se Nju Delhi të pajtohet për vazhdimin e bisedimeve me Pakistanin, që ishin ndërprerë pas sulmit në Mumbai, në nëntor të vitit të kaluar, nga i cili u vranë 166 vetë.
XS
SM
MD
LG