Ndërlidhjet

Obama takohet me Abasin dhe Netanjahun


Izraeli dhe kreu i Autoritetit Palestinez pranuan ftesën për një takim trepalësh me presidentin amerikan Barak Obama. Takimi synon rifillimin e bisedimeve paqësore për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Takimi do të mbahet më 22 shtator në Nju Jork, ku të tre udhëheqësit do të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Izraeli ka dallime me Uashingtonin dhe palestinezët lidhur me zgjerimin e kolonive hebreje.
XS
SM
MD
LG