Ndërlidhjet

Nuk do të ketë takim Obama-Ahmadinexhad


Presidenti amerikan Barak Obama nuk planifikon të zhvillojë takim me homologun e tij iranian Mahmud Ahmadinexhad. Obama dhe Ahmadinexhad do të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ky takim mbahet një javë para takimit mes Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha. Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate e kanë kërcënuar Teheranin me sanksione shtesë nëse nuk është transparent rreth programeve bërthamore. Rusia ka përsëritur se sanksionet nuk do të jepnin rezultat.
XS
SM
MD
LG