Ndërlidhjet

Obama: S’ka afat për tërheqjen nga Afganistani


Presidenti Barak Obama tha se nuk ka ndonjë afat të caktuar për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Ai premtoi se megjithatë nuk bëhet fjalë për një pushtim pafund. Presidenti amerikan shtoi se nuk do të marrë asnjë vendim lufte bazuar në “politikat e momentit”.

Me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë Obama ka rritur me 21 mijë ushtarë praninë amerikane në Afganistan. Aktualisht në këtë vend janë 68 mijë trupa amerikane.
XS
SM
MD
LG