Ndërlidhjet

logo-print

Trupat afgane e të huaja shënojnë 21 Shtatorin


Forcat afgane dhe ato amerikane në Afganistan do të pezullojnë sulmet ushtarake kundër talibanëve gjatë ditës së sotme. 21 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Paqes.

Gjenerali amerikan në Afganistan, Steinli MekKristël tha se trupat e huaja do të ishin vetëm “në pozicione mbrojtëse gjatë ditës dhe nuk do të ndërmarrin sulme ushtarake”.

Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 21 shtatorin si Ditën ndërkombëtare të Paqes në vitin 1981, kurse nga viti 2002 kjo ditë njihet dhe si dita vjetore e armëpushimit dhe jo dhunës.
XS
SM
MD
LG