Ndërlidhjet

logo-print

Paris: Fillon gjyqi i ish kryeministrit


Sot zhvillohet në Paris gjyqi kundër ish kryeministrit francez Domenik Dë Vilpë. Ai akuzohet për konspiracion me qëllim diskretitimin e presidentit aktual Nikola Sarkozi.

Ngjarja daton në vitin 2004 kur emri i Sarkozisë ishte pjesë e një liste politikanësh dhe biznesmenësh që kishin marrë ryshfet lidhur me tregtinë ndërkombëtare të armëve.

Gjykata kishte vendosur se lista ishte e fallsifikuar. Dë Vilpë akuzohet për përfshirje në skandal, pasi në atë kohë ai dhe Sarkozi garonin për të marrë mbështetjen si kandidat për president nga partia e tyre.
XS
SM
MD
LG