Ndërlidhjet

Itali: Ditë zie kombëtare


Dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare në Itali në nderim të ushtarëve të vrarë në Afganistan. Në Romë do të zhvillohet ceremonia shtetërore e varrimit të gjashtë ushtarëve.

Ushtarët italianë humbën jetën pas një sulmi vetvrasës në Kabul, sulm që u morr përsipër nga talibanët. Mbi 3000 ushtarë italianë veprojnë në Afganistan në kuadër të forcës shumëkombëshe të NATO-s.
XS
SM
MD
LG